Molliqaj: S’ka viza edhe nëse votohet demarkacioni

Aktuale March 30, 2017 - 22:22

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Marrëveshja e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi nuk duhet të votohet nga deputetët e Republikës.  Sipas tij, vendi nuk do t’i hiqen vizat edhe nëse votohet kjo çështje.

“Nuk ka liberalizim të vizave edhe nëse votohet demarkacioni. Nuk mendojë se është krejt fer që me akuzu qeverinë e Kosovës. Mirëpo tash janë zhvillimet në BE”, ka thënë ai në emisioni “Click” të RTV 21.

Megjithatë, Molliqaj theksoi se vendi i ka humbur 2 vite me një betejë të ashpër në mes të pozitës dhe opozitës.

“Mendojë se thirrja ndërkombëtare është e padrejtë dhe e padobishme. Kthimi i demarkacionit do ta kthen në një ballafaqim; protesta, gaz lotsjellës... Besojë se do të ishte më e drejtë që vendi të shkojë në zgjedhje dhe me pa kush po merrë më shumë legjitimitet”, ka thënë ai.