'PDK-ja i ka votat për Demarkacionin, po e presim LDK-në'

Aktuale March 30, 2017 - 22:14

 

Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova, se PDK-ja i ka votat për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi, por se po e pret partnerin e koalicionit që edhe ata të grumbullojnë votat e nevojshme.

“Partia Demokratike i ka votat për Demarkacionin; ne jemi duke e pritur Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Hoti. “Jo vetëm që i kemi votat për Demarkacionin, por PDK është unike dhe ka mirëkuptim për kryeministrin që ka problem me 30 për qind të deputetëve. Por, ne të PDK-së kemi vendim unanim për ta votuar Demarkacionin. Mund të mos jemi një votë ose dy, por jo më shumë, kurrë”.

Hoti, që është zëvendësministër i Kulturës, Rinisë e Sportit, ka vazhduar më tej duke lavdëruar partinë e tij për organizimin dhe funksionimin.

“Sistemi i partisë Demokratik është sistem që është larg të tjerëve”, pohoi Hoti.