Molliqaj publikon dy fotografi, aty shihet prokurori 'duke fjetur në seancë' (Foto)

Aktuale March 30, 2017 - 16:03

Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar dy fotografi, të cilat sipas tij janë të rastit ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, prokurorin e “futi në gjendje të rëndë”, fjalimi i aktivistit Frashër Krasniqi, i cili siç thotë Molliqaj, e shkatërroi secilin “fakt” që ky prokuror e ka paraqitur deri tash.

“Duket se prokurori është në gjendje të rëndë për shkak të falsifikimeve dhe akuzave të pabazuara. Prokurori e ka katandisur vetën aq shumë e aq keq, saqë më nuk mundet as të tërhiqet, e as të vazhdoj”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

“Por ne do t’i shkojmë këtij rasti deri në fund. Dikush duhet të jep përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit, dhe përgjegjësit kryesor janë ata që dhanë urdhra për arrestimin e tij edhe pse nuk e kishin as edhe një fakt”, ka shkruar më tej Molliqaj.

Image