Deputeti shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet me urgjencë jashtë vendit

Aktuale March 29, 2017 - 23:47

Gjovalin Kadeli, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim mbrëmjen e sotme u nis me urgjencë drejt Italisë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Burime nga QSUT thonë për Syri.net se deputeti vuan nga ‘Pankreati Akut’ dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai u nis drejt shtetit fqinj me avion sanitar rreth orës 22:00. Burime bëjnë me dije gjithashtu se deputeti Kadeli u shoqërua deri në aeroportin e Rinasit nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.