Haxhiu: Demarkacioni ka vdekur

Aktuale March 29, 2017 - 21:53

Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi ka vdekur shtatorin e kaluar.

“Kthimi i Demarkacionit në Kuvend është i paqëndrueshëm dhe si të tille Vetëvendosje ka me kundërshtua fuqishëm, ngase po i falet shume tokë Malit të Zi”, ka thënë ajo në emisionin Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum, duke shtuar se Qeveria me Listën Serbe po bahen gati për ta kaluar si pako – Demarkacionin dhe Ushtrinë.