PPE miratoi rezolutën për Ballkanin Perëndimor

Aktuale March 29, 2017 - 20:38

Partia Popullore Evropiane (PPE) në kongresin në Maltë miratoi rezolutën urgjente për Ballkanin Perëndimor përfshirë Maqedoninë, me të cilën iu bëhet thirrje liderëve politikë të shmangin retorikën dhe veprimet radikale që përbëjnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin.

Ish ministri i jashtëm kroat, Miro Kovaç theksoi se BE-ja duhet ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor, në veçanti Maqedoninë dhe Bosnjen që po përballen me probleme më serioze.

Nga ana tjetër kryeministri, Emil Dimitriev fajin për problemet në rajon ia adresoi BE-së e cila siç tha ai zvarrit procesin e pranimit të këtyre shteteve në familjen evropiane.

Dimitriev i bëri thirrje unionit të përshpejtojë hapjen e kapitujve 23 dhe 24 të negociatave me Maqedoninë.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe disa zyrtar të tjerë nga qeveria e Kosovës.