Serbia ka raketa që mund t’i arrijë të gjitha vendet strategjike në rajon

Aktuale March 29, 2017 - 18:45

Gazeta e njohur amerikane “National Interest” ka publikuar një shkrim në lidhje me raketat e reja të Serbisë “Sumadija” që, sipas saj, dërgojnë një mesazh të qartë për shtetet fqinje, “në qoftë se ndihmoni NATO-n që të na bombardoj, ne do t’i bombardojmë qytetet tuaja”, transmeton Klan Kosova.

Raketat “Sumadija” janë armë të montuara në kamion që mund të qëllojnë objektivin në largësi prej afërsisht 300 kilometrash.

Një ekspert i mbrojtjes nga Serbia, i cili kishte luftuar në Bosnje dhe Kroaci në vitet e 90-ta dhe kishte përjetuar bombardimet e NATO-s në vitin 1999, gjatë konfliktit në Kosovë, ka thënë për mediat ruse që këto raketa do të fluturojnë në qoftë se fqinjët e Serbisë ndihmojnë NATO-n përsëri.

“Shpresoj të mos ndodh një konflikt i tillë. Megjithatë në qoftë se ndodhë dhe dikush është aq i çmendur sa të ofroj qasje në hapësirën e vetë ajrore për palën e tretë, që dëshiron ta sulmoj Serbinë (siç kishte bërë Bulgaria në vitin 1999), tani kemi raketa që mund t’i arrijnë të gjitha vendet strategjike në rajon” ka thënë Miroslav Lazanski.