Deputeti i Vetëvendosjes: S’ka rëndësi ku Ahmeti pin kafe, përderisa punon mirë

Aktuale March 29, 2017 - 18:41

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli kla thënë se nuk e sheh problem se ku pin Shpend Ahmeti kafe, përderisa qeveris mirë me kryeqytetin.

Topalli i bëri këto deklarata duke pas për bazë raportimin e bërë nga Gazeta Metro për qëndrimin e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, në një jaht në Budvë të Malit të Zi, jaht i cili është nën pronësi të Devollëve.

Ai është shprehur se nëse do kishte ndonjë takim për kafe do të shkonte edhe ai në jaht për të pirë kafe, përcjell gazetametro.net

Topalli këto fjalë i tha në Klan Kosova.