Abdullahu: Lista Serbe ka dhënë sinjale se do ta votojë Demarkacionin

Aktuale March 29, 2017 - 17:30

Këshilltari i kryeministrit, Faton Abdullahu, i pyetur në lidhje me raportimet e mediave se demarkacioni do të procedohet në 6 prill në Kuvend, është shprehur se nuk mund ta komentojë, por as nuk mund ta mohojë këtë.

“ Nga pozita në të cilën jam nuk mund t’i komentoj kollaj, por ajo që Qeveria thotë është se demarkacioni do të procedohet shumë shpejt e nuk do të ketë vonesa të pajustifikueshme. Me datë të saktë as nuk e mohoj as nuk e komentoj por do shtoj se nuk duhet të ketë vonesa”, ka thënë Abdullahu në emisionin Fakt Plus të Tribıuna Channel.

Sipas tij, Lista Serbe ka qenë me indikacione pozitive për ta votuar demarkacionin.

Abdullahu më tej ka siguruar që është shumë i rëndësishëm kalimi i demarkacionit për të fituar liberalizimin e vizave.

Në këtë emision ai ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

“Qeveria nuk mendon për zgjedhje dhe zgjedhjet nuk mbahen për inat të dikujt tjetër”, ka thënë ai.