Delawie: Jemi për ushtrinë, por jo përmes ligjit

Aktuale March 29, 2017 - 15:11

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përsëritur edhe njëherë se ShBA vazhdimisht e përkrah shtetin e Kosovës, e po ashtu, edhe krijimin e ushtrisë, raporton Zëri.info.

Mirëpo, ai ka thënë se ushtria nuk duhet të krijohet me një ligj të ri, porse nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, pas dakordimit të të gjitha palëve.

"Krijimi i forcës së sigurisë është qëllimi ynë siç është qëllimi i kosovarëve. Por mendoj qe kjo duhet të bëhet në mënyrën më te mirë të mundshme, përmes ndryshimit kushtetues, pas konsultimit të të gjitha autoriteteve kosovare", ka deklaruar Delawie në një diskutimin e sotëm në "Fol hapur", të organizuar nga lëvizja fol.

Ai më tej, ka thënë se Kosova nuk duhet t'i prishë raportet me ShBA dhe Nato-n, pasi që sipas tij, këto raporte janë jetike për të. /Zëri