Thaçi: Me bllokimin e rrugëve përfitojnë kundërshtarët e Kosovës

Aktuale March 29, 2017 - 14:59

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi Thaçi reagoi sot kundër bllokimit të rrugëve brenda territorit të vendit, duke i cilësuar bllokimet brenda Kosovës si bllokim të rrugëve të Kosovës në botë.

“Kjo qasje është tërësisht e papranueshme, sepse liria e lëvizjes, liria e tubimit, liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Këto vlejnë për çdo qytetar të Kosovës dhe askush nuk do të lejohet që t’i cenojë këto të drejta, pa marrë parasysh dallimet në bindje e qëndrime”, deklaroi presidenti Thaçi në facebook .

Nga logjika e bllokimit të rrugëve, sipas tij, “sikurse ndodhi sot në disa qytete të Kosovës, më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tonë”.

“Institucionet shtetërore duhet ta garantojnë mbrojtjen e këtyre lirive për secilin qytetar”, konsideron president Thaçi.