Edhe Elmi Reçica e takon diplomatin e lartë amerikan

Aktuale March 29, 2017 - 14:27

Edhe deputeti i PDK-së në Kuvend të Kosovës, Elmi Reçica, ka njoftuar se është takuar me zëvendësndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, u takua edhe me presidentin Hashim Thaçi, por edhe me pjesëtarët e partisë Lista Srpska.

Reçica përmes një postimi në Facebook ka treguar se me diplomatin e lartë amerikan Hoyt Brian Yee biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, për mbështjetjen e SHBA’së për Kosovën në fusha të ndryshme që janë në funksion të procesit të integrimeve euro-atlantike dhe “për raportet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të një niveli të marrëdhënieve speciale me miqësi të përjetshme ndërmjet shteteve tona”, ka shkruar Reçica. /GazetaExpress/