NATO: Serbia vendos se çfarë raporte dëshiron me Rusinë

Aktuale March 29, 2017 - 14:00

 

NATO ka marrëdhënie të mira me Serbinë, dhe Serbia ka të drejtë të vendosë nëse dëshiron të bashkëpunojë me Rusinë, tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike s Rouz Gotemeler.

Në një intervistë për portalin “European Western Balkans”, Gotemeler thekson se NATO beson në parimin se të gjitha shtetet dhe kombet kanë të drejtë të zgjedhin kornizat e tyre të sigurisë dhe bashkëpunimit, i mbetet serbëve dhe lidershipit të vendosin se në çfarë mënyre dëshirojnë t`i ndërtojnë raportet, transmeton Klan Kosova