Vuçiq nuk vjen në Kosovë! Serbët tallen keq me të: A nuk është Kosova e jona?!

Aktuale March 28, 2017 - 23:38

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot pasdite se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, siç tha, shantazhe nga Prishtina.“Nuk vjen në shprehje ky lloj presioni dhe cirku që ka bërë Prishtina”, tha Vuçiq.

 

Megjithatë, kjo deklaratë e Vuçiqit është pritur keq nga serbët. Komentuesit serbë në b92 e kanë bërë horë Vuçiqin, duke e quajtur frikacat, shkruan lajmi.net.

Ata edhe kanë ironizuar me deklaratat e Vuçiqit se “Kosova është Serbi”.

“Dje deklarove se mund të shkosh kur të duash… Çfarë ndodhi sot. Asgjë e re nga ti”, është komenti i nënshkruar me emrin “Svasta”.

“Ju po thoni se si Kosova është e jona… ne nuk kemi më lidhje me Kosovë kur as kryeministri e as presidenti nuk mund të shkojnë pa leje”, komenton “Jox”.“Le te vije Ceca, ti s’ke nevojë. Faleminderit”, thotë “Sima”.

“Do të thotë, ata të udhëzojnë që të shkojë, e tash ky nuk donë për shkak të inatit? A beson kush në këtë demagogji”, shkruan “Dragan”.“Nisu me atë trenin dhe befasoj ata”, është një tjetër koment.

Qeveria e Kosovës tha më herët se ka marrë vendim që t’i lejojë Vuçiqit të shkojë në Kosovë, në vizitën e paralajmëruar për fushatë zgjedhore.Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se “pas kushteve të shumta të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën, është marrë vendimi për lejimin e tij (Vuçiqit) që të vijë në Kosovë”.

“Kjo do të jetë edhe hera e fundit që lejohen të hyjnë zyrtarë serbë me qëllime të bërjes fushatë”, tha Hoxhaj.Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill dhe Vuçiq është njëri nga kandidatët.