Matoshi: Sondazhet, mjete të propagandës (Video)

Aktuale March 28, 2017 - 23:26

Analisti Halil Matoshi, duke folur për sondazhet në vend, ato i ka quajtur si mjete të propagandës dhe jo si instrumente shkencore.

Matoshi ka thënë në emisionin “Click” të RTV21 se është lehtë për të bërë mashtrime publike me fakte dhe gjysmë fakte të sajuara ose të rreme sesa me ardh deri të një rezultat i argumentuar për sondazhe pasi që kjo mënyrë  është e kushtueshme dhe kërkon sinqeritet të atyre që i bëjnë sondazhet dhe publikut.

Matoshi po ashtu tha se organizata që bëjnë sondazhe në Kosovë nuk trokasin tek njerëzit e varfër të cilët janë të rregullt në votime pasi që ata mendojnë që vota e tyre mund t’ua ndryshojë jetën./RTV21/