Yee konfirmon: SHBA e do Ushtrinë e Kosovës me Kushtetutë (VIDEO)

Aktuale March 28, 2017 - 20:24

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, erdhi në Kosovë, në kohën kur është temë e nxehtë themelimi i Ushtrisë së Kosovës, proces të cilin amerikanët e e dëshirojnë me ndryshime kushtetuese e jo me ligj.

Por se sa shumë zuri vend kjo temë në takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli nuk dihet, pasi që pas takimit nuk pati deklarime per media.

Nga zyra e Veselit, kanë komunikuar se zyrtari nga SHBA, ka  shprehur mbështetje te parezervë të shtetit të Kosovës, dhe se i ka kërkuar të bëjë zhvillim ekonomik e luftim te korrupsionit.

E vetë kryeparlamentari njoftohet se i tha Brian Yee se Kosova do të merrë përgjegjësi si shtet sovran në raport me fqinjët.

Nga Kuvendi, Hoyt Brian Yee, shkoi në Qeveri, ku në zyrën e tij e priti zv.kryeministri serb i Kosovës, Branimir Stojanoviq dhe shefi i Listës Serbe, Slavko Simiq.

Me nikoqirët mysafiri foli në gjuhën e tyre amtare derisa Stojanoviq foli pas bisedimeve.

Në agjendën e diplomatit nga Washingtoni nuk ishte takimi me Presidentin Hashim Thaçi e Kryemnistrin Isa Mustafa. Ditën e martë ai e përfundoi me duarshtrëngim me ministren për dialog Edita Tahiri.

Edhe këtu nuk pati deklarime për media, por në fillim të bashkëbisedimit ata të dy theksuan se sa janë të  rëndësishme marrëdhënjë Kosovë-SHBA.