‘Hap ndonjë vend pune o byrazer’, Rama i befason: Më jep numrin…

Aktuale March 28, 2017 - 17:17

Vizita në Paris, që e njoftoi për gjithë ndjekësit edhe në profilin e vet në Facebook nuk e ka penguar Ramën t’u përgjigjet komentuesve, që si shumë herë të tjera i ankohen dhe akuzojnë për varfërinë dhe papunësinë.

Së fundi, ata i kujtojnë Ramës se vendi dhe shqiptarët nuk kanë nevojë për vizitat e tij, por duan punë.

Rama nuk i lë pa përgjigje, madje i drejtohet edhe me nje kerkese….

Replikat 

Qytetari: Ej ti ik e hajde kur t dush po me atë çmimin e nafts si do ja besh do e ulesh pak dhe ato taksat e larta. Ndonje vend pune do hapesh, ndonjë rritje rrogë për punonjsit privat ka apo vetem për administraten. Kto gjera ju interesojn shqiptarve e jo vizitat e tua.

Rama: Loni MaiMadhiitmdhajve cmimi i naftes ne Shqiperi ka brenda edhe taksen e automjetit, prandaj eshte me i larte se ne disa vende te rajonit qe taksen e marrin vec! Sa per vendet e punes ka plot mjafton te duash te punosh e te dish ndonje zanat po ashtu, nese e i ke keto te dyja me jep numrin te te tregoj ku i gjen. Dhe e fundit, nuk i rrit shteti rrogat e punetoreve tek privati o Loni ma i madhi i t’mdhajve

Qytetarja: Shife ket popull o Byrazer ndihmo hap vende Pune

Rama: Kiara, vende pune ka nese do te punosh dhe di ndonje zanat! Po i pate keto te dyja ma dergo numrin dhe t’i tregoj une ku jane.

Image