Rashkoviq Iviq: Pse Vuçiqi i ka pranuar kushtet e Thaçit?

Aktuale March 28, 2017 - 15:15

Beograd - Sanda Rashkoviq Iviq, e ka pyetur kryeministrin dhe kandidatin presidencial, Aleksandar Vuçiq, se pse pranoi kushtet e Hashim Thaçit për vizitë në Kosovë.

Përveç kësaj, anëtarja e grupit parlamentar "Serbia e Re - lëvizja për shpëtimin e Serbisë", ka thënë se Vuçiq-i me këtë e ka fyer veten, serbët dhe Serbinë, raporton agjencia Beta.

"Kryeministri ynë dhe kandidati presidencial, i madhi Vuçiq mori leje nga Hashim Thaçi me kusht që në Kosovë nuk mund të shkojnë dy ministra, i policisë dhe mbrojtjes. Kryeministri ynë shkon në Kosovë në kushte poshtëruese, Lista Serbe kthehet në Kuvendin e Kosovës për të parandaluar formimin e ushtrisë, ai shkon edhe pse shqiptarët shkojnë në rrugën e tyre, ata morën Trepçën, duan ushtrinë. Vuçiq-i po pajtohet me shantazhin, që bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojnë në nivel presidencial", tha Rashkoviq Iviq.

Sipas saj, “Vuçiq-i jo vetëm që ka lëvizur në rrjedhën e bashkësisë ndërkombëtare dhe shqiptarëve por tashmë po pajtohet edhe me pavarësinë, dhe mbështet udhëzimin për të mbajtur zgjedhje në Kosovë dhe Metohi, i cila është shumë e ndryshme nga rregullorja për mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën tjetër të Serbisë”.

"E gjithë kjo nuk është vetëm një shenjë se po pregatitet një vjedhje e madhe e zgjedhjeve në Kosovë dhe Metohi, por edhe në mënyrë implicite njohja e pavarësisë së Kosovës", ka thënë Rashkoviq Iviq dhe e pyeti Vuçiq-in se pse po e bën gjithë këtë dhe "pse po e poshtëron veten, serbët dhe Serbinë". /GazetaExpress/.