Veseli kundër rritjes së pagave për deputetët

Aktuale March 28, 2017 - 14:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka kundërshtuar mundësinë që deputetëve të Kuvendit të Kosovës, tu rriten pagat.

Ai ka thënë se politikanët duhet të mendojnë për rritje të rrogave për vete, kur popullit t’ua rrisin standardin e jetës.

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar në facebook Veseli.

Ky reagim i tij vije pas miratimit të Kornizës Afatmesme nga Komisioni për Buxhet dhe Financa e cila parasheh rritje të rrogave dhe mëditjeve për deputetët.

Rroga e re do të jetë afër 1800 euro. Në këtë plan është paraparë të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve për periudhën krahasuar me atë të vitit 2017. Referuar më konkretisht  këtij propozimi, deputetët do të marrin 300 euro për seancë.