Hoyt Brian Yee takohet me përfaqësuesit serbë

Aktuale March 28, 2017 - 14:34

 

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee i cili po qëndron për vizitë në Kosovë është takuar me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq dhe shefin e grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, njofton Klan Kosova.

Para se të takohej me përfaqësuesit serbë, zyrtari amerikan është takuar me kryekuvendarin, Kadri Veseli, ndërsa në orën 15:00 do të takohet me ministren për Dialog, Edita Tahiri.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë ai nuk do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi si dhe kryeministrin Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.

Deri tani është bërë e ditur vetëm agjenda e Yee por jo edhe temat të cilat do të diskutohen.