UPZ nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Anadollit

Aktuale March 28, 2017 - 13:34

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka nënshkruar protokoll me Universitetin e Anadolit në Turqi, për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të programit ERASMUS +, raporton rtklive.com.

Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UPZ-së Ramë Vataj, i cili me bashkëpunëtorë po qëndron në një vizitë zyrtare në këtë universitet.

Gjatë vizitës në Turqi, janë zhvilluar biseda në mënyrë që të përmirësohet dhe zgjerohet bashkëpunimi mes dy universiteteve.

Delegacioni i Universitetit të Prizrenit u pritën nga rektori i Universitetit të Anadolit në Turqi, Naci Gündoğan dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij universiteti.