Merkel e bind Vuçiqin që Lista Serbe të kthehet në institucionet e Kosovës

Aktuale March 26, 2017 - 19:24

Lista Serbe do të kthehet shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë të dhënë për të përditshmen austriake "Der Standard".

Për kthimin e Listës Serbe në intitucionet e Kosovës, Vuçiq është bindur nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë një vizite që kryeministri serb ka zhvilluar javë më parë në Berlin, ka bërë të ditur gazeta e Austrisë

Lista Serbe ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kthimin e saj në institucionet e Kosovës, të cilat ajo po i bojkoton që nga tetori i vitit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesit e serbëve kanë pezulluar pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës pas miratimit të Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës.