Fillon pastrimi i ambientit tek liqeni i Badovcit

Aktuale March 26, 2017 - 13:09

Forumi rinor i Prishtinës konkretisht Dega e Pestë ka organizuar një aksion për pastrimin e ambientit tek liqeni i Badovcit.

Në këtë organizim për natyrën, përveç forumit rinor morën pjesë dhe Ismet Beqiri e Arban Abrashi, njofton Klan Kosova.

Aksioni po bëhet përreth liqenit të Badovcit ku po largoheshin mbeturinat.

Beqiri dhe Abrashi kanë thënë se ky aksion nuk është i vetmi që merret për të mbrojtur ambientin në natyrë, njofton Klan Kosova.