McCain: Jam shumë i shqetësuar për konfrontim të mundshëm në Ballkan

Aktuale March 25, 2017 - 15:51

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryetar i Komisionit të Senatit për Forca të Armatosura John McCain, tha sot se është shumë e shqetësuar për "tensionet, rivalitetet dhe konfrontimin e mundshëm në Ballkan".

Ai njoftoi se javën e ardhshme Shtetet e Bashkuara do të ratifikojë Protokollin e Anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, transmeton lajmi.net.

“Kjo kërkon vëmendjen e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe të gjithë aleatëve që përpiqen të parandalojnë disa nga këto kriza që kërcënojnë Ballkanin”, tha McCain.