Deputeti i PDK-së: S`ka tema tabu në Konventë, diskutohet për të gjitha çështjet

Aktuale March 25, 2017 - 09:27

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë Konventën e 8-të Zgjedhore, ku përveç diskutimeve për çështjet e partisë, pritet të debatohet edhe për temat aktuale që janë zhvilluar në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur për “Indeksonline” deputeti i kësaj partie, Elmi Reçica.

“Në Konventë do të diskutohen të gjitha çështjet aktuale që janë duke u zhvilluar në Kosovë dhe ju e dini që Partia Demokratike e Kosovës është partia më e madhe në Kosovë dhe fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe do të diskutojë se çfarë do ndodh brenda nesh dhe më gjerë, edhe në regjion dhe sa i përket zhvillimeve ndërkombëtare”, ka  thënë ai.

Tutje, Reçica është shprehur se do të flitet për zhvillimet politike dhe institucionale, si dhe për të ardhmen e PDK-së dhe të vendit.

“Domosdo që do të diskutohen gjërat e deri tashme por sigurisht do të hapen diskutimet edhe për ta ardhmen, edhe të PDK-së por edhe të zhvillimeve të mundshme. mendoj që nuk do të ketë tabu dhe do të diskutohen të gjitha aspektet e zhvillimeve edhe politike edhe institucionale dhe të gjitha të tjerat”, ka sqaruar ai.

Reçica ka komentuar për kandidatin e PDK-së për zgjedhjet qendrore, duke thënë se nuk pret që kjo gjë të diskutohet në Konventë.

Sipas tij, në këtë takim nuk do të ketë tema tabu, por njëra nga to nuk mendon se do të jetë rreth kandidatit të PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.