Junker paralajmëron Trump-in: Nëse BE shpërbëhet, shpërthen lufta në Ballkan

Aktuale March 24, 2017 - 15:40

Ballkani rrezikohet nga një luftë e re , në qoftë se Bashkimi Evropian shpërbëhet.

Kështu i ka paralajmëruar presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker Shtetet e Bashkuara, të Amerikës raporton Financial Times.

Duke i kërkuar presidentit amerikan që të mos  inkurajojë vendet evropiane që të kopjojnë nismën “Brexit”.Juncker është shprehur se, entuziazmi i Trump për daljen e Britanisë nga blloku  ishte diçka “e mërzitshme” dhe “e çuditshme” në të njëjtën kohë.

Kjo tregoi, sipas kreut të KE, se miliarderi njujorkez nuk është në dijeni të historisë së komplikuar të Evropës.