Avokati i Ivanoviqit: Të pafajshmit nuk dënohen, presim drejtësi

Aktuale March 24, 2017 - 12:42
Ka filluar rigjykimi i udhëheqësit të Iniciativës Qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviq në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vlajiq ka thënë se klienti i tij nuk ka të bëjë asgjë më ngjarjet e prillit të vitit 1999 për të cilat akuzohet, shkruan Tanjug.

Ai ka thënë, se për krimin që është bërë atë kohë duhet të ketë drejtësi, por drejtësia nuk është ndëshkim i të pafajshmëve, transmeton lajmi.net.

Oliver Ivanoviq, akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe  për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti,

Kujtojmë, se rast i Ivanoviqit është kthyer në rigjykim me vendim të  Gjykatës së Apelit në Prishtinë, e cila kishte përmbysur vendimin e shkallës së parë të gjykatës në Mitrovicë përmes së cilit ai ishte dënuar me nëntë vjet burgim për krime lufte.