Rrahmani: Nuk kam qejf të kandidoj për Gjilanin

Aktuale March 22, 2017 - 23:19

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani nuk e ka konfirmuar nëse është kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit. Ai madje ka thënë se as nuk e ka në qejf këtë punë. 

Në emisionin "Natën me Fatmir Spahiun" në RTK, ai ka thënë se njerëzit po thonë që ai është kandidati, por shprehet se kjo po thuhet më tepër jashtë ambienteve dhe vendeve ku vendoset. "Sinqerisht nuk kam dëshirë të kandidoj për kryetar të komunës së Gjilanit", ka thënë Imet Rrahmani, duke shtuar se kandidaturat vendosen më vonë e jo në këtë fazë.