'PDK nuk mund të kthehet në Mitrovicë, aq sa kthehet Kosova nën Serbi'

Aktuale March 22, 2017 - 19:23

 

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka thënë se nëse ai do të kandidonte edhe për një mandat të dytë në Mitrovicë, do të fitonte gjithsesi.

“Nëse unë kandidoj, jam fitues i bindshëm. Edhe sikur të kisha Kadri Veselin kandidat, e rrëzoj”.

Këto komente Bahtiri i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kurrë nuk mund të kthehet PDK në Mitrovicë, aq sa kthehet Kosova në Serbi”

“Ne jemi duke biseduar, AKR nëse shkon me dikë në koalicion, atëherë është fitues”.