Partitë politike: Sondazhi i VV-së me rezultat të porositur

Aktuale March 22, 2017 - 18:15

Sondazhi i publikuar nga Vetëvendosja që e vë këtë subjekt politik në krye të gjitha partive politike në Kosovë është temë e emisionit Imazh në RTK. Rezultati po cilësohet si i porositur.

 Imer Mushkolaj ka thënë se ky është një sondazh i një partie politike dhe i bërë normalisht për interesa të vetat. Edhe partitë tjera, ka thënë Mushkolaj, bëjnë sondazhe të tilla. Ndryushe oprej tjerave, tha Mushkolaj, Vetëvendosja e publikoi sondazhin, pasi aty ka rezultuar të del partia e parë.
Mushkolaj ka thënë se edhe prej partive tjera po përdoret një retorikë politike dhe kjo nuk është diçka e re. Ai ka thënë se nuk mjafton të thuhet se ne kemi bërë punë e as që të thuhet se ne jemi të parët.

 Gaxherri: Rezultati i ashpër, si vet veprimet e VV-së 

Albert Krasniqi, nga KDI, ka thënë se sondazhet tjera që janë publikuar nuk është ditur shpesh se kush i ka kryer dhe cila ka qenë shkalla e gabimit.  
"Ne kemi pasur rast që kemi kryer një sondazh nga mosha 17 deri 24 vjeçare dhe reaguan gjitha ato parti që nuk u kënaqën me ato rezultate". 
Besa Gaxherri nga LDK është shprehur se nuk e kanë analizuar e as nuk janë marrë me këtë sondazh. "Unë jam këtu për të dhënë opinionin tim personal. VV ashtu siç i ka kërkesat, propozimet, reagimet dhe veprimet të ashpra, të njejtën gjë e ka bërë edhe me sondazh që është bërë nga vet subjekti politik", ka thënë Gaxherri. 
Ajo ka thënë se LDK nuk po bën matje por punë, me synimin për të qenë partia e parë politike. "Dhe kjo do të jetë e saktë, atë ditë kur do të dalim para elektoratit", ka thënë Gaxherri. 

AKR: Edhe ne patëm ofertë për sondazhe të tilla

Ibrahim Rexhepi, AKR ka thënë se kërkimi i parasë është çështje kontraktuale dhe AKR ka treguar tashmë se kanë pasur oferta për sondazhe të tilla që janë në funksion të krijimit të një mjegulle por edhe dezinformimit të opinionit. 
"Unë them që së pari ky sondazh është thjesht një raport kontraktual i një partie polkitike me një agjenci për hulumtimin e opinionit", ka thënë Rexhepi. 
Ai është shprehur se vet rezultati të krijon përshtypjen që pala kontraktuese të nxirret me rezultate sa më të mira. 
Megjithatë, sondazhet tjera, sipas tij, tregojnë një shpërndarje tjetër të votës. "AKR ka shenja që megjithatë po kthehet në konfiguracionin politik të Kosovës dhe është diku  3 - 4 herë më lart se ishte në zgjedhjet e fundit", ka thënë Rexhepi. 
Fitim Selimi, nga AAK, ka thënë se rezultatet në këto sondazhe janë të fryera dhe në funksion të subjektit që i ka aranzhuar. "Përpjekja për ta ndërtu mendimin politik është një përpjekje që nënkuptohet vetvetiu", ka thënë Selimi. 

VV: Subjektet që po kritikojnë, le të publikojnë rezultatet e tyre 

Deputeti i VV-së Driton Çaushi ka thënë se ajo që ka bërë VV nuk dallon asgjë nga praktikat e shteteve demokratike dhe subjekteve tjera që janë kritike në këtë cështje. "Ajo që për mua është i pazakontë është ky reagim në publikimin e rezultateve tona në këtë sondazh", ka thënë ai.  Çaushi ka thënë befasia është reagimi i tepruar. "Nëse ky rezultat debatohet dhe kritikohet, atëherë pikëpyetja është pse nuk kemi asnjë publikim nga këto subjekte që po kritikojnë", ka thënë ai. 
Çaushi tha se nuk shohin asnjë arsye për të mos publikuar këto sondazhe dhe përkrahja dhe rritja e VV-së, sipas tij është e qartë. "Unë do t'i inkurajoj ata, që nëse kanë rezultate le t'i publikojnë edhe ata", tha ai, duke bërë me dije se VV do të publikonte sondazhin edhe nëse nuk do të dilte e para.