Hoxhaj Sekretarit Tillerson: I ndajmë vlerat e njëjta me ShBA-të

Aktuale March 22, 2017 - 16:41

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson gjatë punimeve të takimit vjetor të Ministrave të Jashtëm të koalicionit botëror kundër ISIS që po mbahet në Washington.

Hoxhaj e ka falënderuar Sekretarin Tillerson për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës duke theksuar në veçanti raportet e shkëlqyera mes dy vendeve.

"E falënderova Sekretarin Tillerson për përkrahjen e parezervë të SHBA-së për Kosovën. Ne ndajmë vlera dhe interesa të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës" ka thënë Hoxhaj.

Koalicioni global kundër ISIS udhëhiqet nga SHBA-ja dhe mbahet rregullit çdo vit ku Kosova është pjesë përbërëse.