Ministri Hoxhaj takon Sekretarin Tillerson në Washington

Aktuale March 22, 2017 - 16:13

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson gjatë punimeve të takimit vjetor të Ministrave të Jashtëm të koalicionit botëror kundër ISIS që po mbahet në Washington.

Hoxhaj e ka falendëruar Sekretarin Tillerson për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës duke theksuar në veçanti raportet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Ky takim i Hoxhajt me Tillerson vjen pas takimit të Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli me Presidentin Trump javë më parë. Koalicioni global kundër ISIS udhëhiqet nga SHBA-ja dhe mbahet rregullit çdo vit ku Kosova është pjesë përbërse.