Zaev: Me albanofobinë që përhap VMRO-ja, vendi nuk mund të shkojë përpara

Aktuale March 22, 2017 - 15:59

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka theksuar sot se përmes albano-fobisë që po përhap VMRO-DPMNE-ja vendi nuk mund të shkoj përpara.

Ai përmes deklaratës së tij iu përgjigj VMRO-DPMNE-së e cila mbrëmë vonë përmes Antonio Milloshovskit edhe njëherë ritheksoi zgjidhjen krizës përmes dy opsioneve, heqja dorë nga Platforma shqiptare dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.

Zaev me këtë rast theksoi se edhe sikur të shkohet në zgjedhje VMRO-ja sërish do të pësoj disfatë. Zaev edhe njëherë përkujtoi se nuk mban vendimi i Ivanovit, sepse sipas tij nuk bëhet fjalë për Platformë shqiptare, por bëhet fjalë për Program qeveritarë.

“Duhet të bëhet transferim demokratik i pushtetit. Nëse shkojnë në zgjedhje, do të humbin ndërsa ne do të kemi disa deputetë më shumë. Të supozojmë se Gruevski në zgjedhjet e reja do të ketë 62 deputetë, me cilën parti shqiptare do të bëj koalicion”, pyeti kreu i LSDM-së Zoran Zaev.

I pyetur nëse kanë ndryshuar gjërat pas vizitës së djeshme të Han dhe treshes evropiane, kreu i LSDM-së tha “kuptohet se po”.

“Euro- komisari Han mbrëmë deklaroi se dëshiron të mbesin të hapur kapitujt 23 dhe 24, lidhur me gjyqësorin dhe sigurinë. Kjo për ne do të thotë hapje e dialogut para- qasës sepse Greqia bllokon hapjen e bisedimeve”, u shpreh Zaev.