Konfirmohet përkrahja e ligjvënësve amerikan për Kosovën

Aktuale March 22, 2017 - 15:55

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me senatoren nga Iowa, Joni Ernst.

Gjatë takimit, siç bën të ditur kryediplomati kosovar në një postim në llogarinë e tij në Facebook ata kanë biseduar për vazhdimin e përkrahjes së ligjvënësve amerikan për Kosovën.

“Me Iowan i konfirmuam lidhjet speciale që i kemi”, ka shkruar ai.

Shefi i diplomacisë kosovare Enver  Hoxhaj me rastin e kësaj vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot  do të merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.