Qendra e Studentëve bëhet me doktorë

Aktuale March 22, 2017 - 12:56

Të mërkurën, në praninë e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arism Bajrami, është hapur Qendra e Mjekësisë Familja në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ky investim i Komunës së Prishtinës, si dhe angazhimi i personelit shëndetësor, do t’iu shërbejë të gjithë studentëve, e sidomos mbi 4000 të tillëve që banojnë në konvikte.

Fillimisht do të punojë me një ndërrim dhe vetëm shërbimet mjekësore, që më vonë do të zgjerohet edhe për shërbime stomatologjike dhe laboratorike.

Me rritjen e mëtutjeshme të stafit shëndetësor, deri në pjesën e dytë të këtij viti pritet që kjo QMF të punojë në dy ndërrime, ashtu që në çfarëdo kohe studentët të shërbehen brenda brenda qendrës së tyre.