Zv/ministri i PDK-së: S’largohem nga Qeveria, kam bërë shumë për MPB-në

Aktuale March 22, 2017 - 11:32

Valës së dorëheqjeve në Qeveri pritet t’i bashkohet edhe një zëvendësministër nga Partia Demokratike e Kosovës.  Bëhet fjalë për zv/ministrin e Punëve të Brendshme, Nehat Mustafën, i cili megjithatë thotë se nuk është në dijeni që do të largohet nga Qeveria.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga ky post, vetëm nëse një gjë e tillë i kërkohet nga strukturat e partisë së Kadri Veselit.

“Unë e nijta si lajm prej portalit. Se kam ndërmend me dhënë dorëheqje. Por, nëse ma kërkon partia është diçka tjetër, përndryshe unë s’kam arsye me dhënë dorëheqje dhe më befasoj si lajm”, ka thënë ai.

Më tej, Mustafa thotë se kontributi i tij në MPB ishte më shumë se që duhej.  “Kam dhënë në atë ministri shumë ma shumë se që është prit për temat që kanë qenë në interes për qytetarët dhe vendin”, ka thënë në fund ai.

Ndryshe, ditë më parë nga posti i zv/ministrit të Drejtësisë është larguar Lirak Celaj. I njëjti pritet t’i hyjë garës për të parin e Prishtinës.