Kelmendi: Organizata 'Syri i Popullit', lidhjet i ka me SHIK-un

Aktuale March 22, 2017 - 11:19

Organizata “Syri i Popullit”, ka vënë në shënjestër dhjetëra figura publike për likuidim. Në listën e publikuar në media përfshihen; Deputet, ministra, kryetar komunash, publicistë e gazetarë.

Në mesin e tyre është listuar edhe emri i zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi. Mirëpo Kelmendi nuk shihet t’ia ketë frikën kësaj liste. Në një prononcim për “Indeksonline”, ai thotë se nuk ka arsye të ndjehet i rrezikuar dhe beson se kjo listë lidhjet i ka me Shërbimin Informativ të Kosovës.

“ Me të thanë të drejtën organizata “Syri i Popullit”, është një organizatë e dëmshme për shoqërinë tregon që ka njerëz që ende donë me njollos. Unë nuk ndjehem i rrezikuar prej listës se nuk kam arsye. Kjo organizatë lidhjet i ka me SHIK-un”, ka thënë për Indeksonline Kelemendi.