Gara për Prishtinën rrit pakënaqësitë brenda partive

Aktuale March 22, 2017 - 08:08

Shpend Ahmeti dhe Lirak Çelaj janë dy kandidatët që do t’i futen garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë, tjerat parti ende nuk i kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve të tyre

Gara për të parin e Prishtinës ka bërë që të rriten pakënaqësitë edhe brenda vetë partive politike. Derisa dy nga partitë në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) si dhe Lëvizja “Vetëvendosje” (VV) kanë dalë pa hezitim me kandidaturat e tyre për Prishtinën, partitë tjera po hezitojnë të përcaktohen për kandidatin. “Lufta” brenda këtyre partive se kush do të kandidojë për të parin e Prishtinës po vonon edhe kandidaturat.

PDK-ja në Prishtinë në mënyrë unanime ka votuar që kandidat për Prishtinën të jetë kryetari i kësaj dege, Lirak Çelaj. Edhe nga VV-ja konfirmohet se Shpend Ahmeti do ta ketë besimin e partisë edhe për një mandat.

Ditë më parë edhe kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë në mënyrë unanime ka votuar që kandidat për Prishtinën të jetë kryetari i kësaj dege, Lirak Çelaj. Çelaj ka thënë për “Zërin” se vetë fakti që është angazhuar në politikë është një motiv për të kontribuar për zhvillimin e vendit. “Edhe tani ky është motivi thjesht për ta dhënë kontributin maksimal për zhvillimin e qytetit të Prishtinës”. ...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)