Çelaj për sondazhin e Vetëvendosjes: PDK është pa dyshim e para

Aktuale March 21, 2017 - 21:27

Lirak Çelaj nga PDK ka komentuar sondazhin e publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si të fryrë dhe jo real.

“Kur ne dalim të dytët nga Lëvizja Vetëvendosje dihet se ne jemi shumë më mirë. Unë besoj se është i ekzagjeruar, është i fryrë sepse PDK është pa dyshim e para”.

“Ne kur deklaronim se jemi të parët edhe kemi dalë të parët. Megjithatë i madh e i vogël e dinë se nuk është ashtu”.

Çelaj si i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dëshirojnë ta rrisin elektoratin e tyre me sondazhe të tilla.

“Ne nuk i kemi shpallur këto sondazhe duke ruajtur seriozitetin e punës. Ata në këtë formë dëshirojnë ta rrisin elektoratin. Ata dëshirojnë ta tërheqin elektoratin duke thënë se ne jemi fitues”.