Familjet shqiptare që jetojnë nëpër rrugët e qytetit francez Toulouse (Foto)

Aktuale March 21, 2017 - 20:34

Rreth 20 njerëz, përfshirë pesë fëmijë nën moshën 10-vjeçare, po banojnë nëpër tenda në qytetin Toulouse në Francë.

Mes këtyre njerëzve janë edhe dy familje azilkërkuesish, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Kosova, të cilat po qëndrojnë stendat që kanë vendosur përpara Qendrës Sociale të Toulouse.

Familja kosovare dhe ajo shqiptare kishin vendosur tendat e tyre prej kohësh, përpara Qendrës Sociale, shkruan mediumi lokal Actu.cotetoulouse.fr.

E në ndihmë këtyre familjeve i ka dalur Organizata e Toulouses për Ndihmën e Azilkërkuesve, të cilët po ndihmojnë me ushqim e me nevoja të tjera azilkërkuesit shqiptarë, transmeton Insajderi.

“Dy familjet kanë ardhur në Francë para rreth 3 javësh, derisa kanë fëmijë në moshë të vogël”, thotë francezi Pierre-Alan Sarda, një vullnetar i organizatës.

Komiteti i Toulouse për Ndihmën e Azilkërkuesve u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore që të marrin përsipër akomodimin e përhershëm të këtyre dy familjeve azilkërkuese shqiptare, derisa ata janë të regjistruar si azil në Francë.

Image

Image