Haziri: Sondazhi do t’ju dal i vërtetë kur të voton populli, LDK është e para

Aktuale March 21, 2017 - 17:46

Sondazhi i sotëm i publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka nxitur reagime të mëdha.

Asnjëra nga partitë të cilat kanë qenë pjesë e këtij sondazhi nuk janë pajtuar me të dhënat e këtij sondazhi.

Në bazë të këtij sondazhi del qe LDK tashmë e ka humbur edhe vendin e dytë për sa i përket partive më të mëdha në vend.

Por, në LDK kanë vlerësim ndryshe për sa i takon mbështetjes se qytetarëve.

Nënkryetari i këtij subjekti, Lutfi Haziri ka thënë se sondazhi i vërtete del vetën në kohën e zgjedhjeve. LDK, sipas tij, do të dalë subjekti numër një në vend kur të mbahen zgjedhjet.

“Sondazhi do të ju dal i vërtetë kur të voton populli… përfundimisht LDK rikthehet partia e parë në nivel vendi”, ka thënë Haziri për ‘Indeksonline’.

Zyrtari i lartë i LDK-së, ka theksuar gjithashtu bindjen e tij se LDK vazhdon të ketë primarin sa i përket partive në vend.

“LDK ka dhe do ta ketë primatin për të qenë e para, sikur që e ka rolin historik në këtë vend”, ka përfunduar Haziri.

Kohëve të fundit janë rritur më të madhe zërat për zgjedhje të parakohshme. Takimet e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli me qytetarë dhe kërkesa e LDK-së për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës po vlerësohet si element se vendi po rrëshqet drejt zgjedhjeve të parakohshme.