Berisha: Ky është plani i Veselit për prishjen e koalicionit

Aktuale March 21, 2017 - 15:28

Zafir Berisha, deputet i subjektit politik Nisma përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Kadri Veseli është duke e kopjuar fushatën e presidentit Hashim Thaqi të bërë vite më herët.

Sipas tij, Veseli ka plan që ta prish koalicionin me LDK-në.

“Dallimi nga 2014 është se sivjet në fushatën parazgjedhore përveç Hashimit është edhe Kadria”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Zëri.Info ua sjellë postimin e tij të plotë:

Fushata parazgjedhore e Kadri Veselit është kopje e fushatës parazgjedhore të Hashim Thaqit në 2014 i cili e qoj vendin në zgjedhje, me arsyetimin se s,ka koncenzues për tresformimin e FSK-së.

E njejta storje po ndodhë edhe këtë vitë, për me kërku ,,qime në ve,, për me prishë kualicionin me LDK-në.

Dallimi nga 2014 është se sivjet në fushatën parazgjedhore përveç Hashimit është edhe Kadria....

Isa i gjorë ka mbet ,,as me shehër as me Barilevë,, siç thotë populli. Pra nuk po i shitet më as vet-viktimizimi, sepse edhe ata që i kanë humbur të dashurit e tyre pas luftës, nuk po i besojnë më.

Zafa