Tahiri kryeson në Bruksel takimin e grupit për normalizim Kosovë – BE

Aktuale March 21, 2017 - 15:25

 

Një delegacion i Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog,  Edita Tahiri po qëndron sot në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin e parë të Grupit të veçantë për normalizim në kuadër të Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës se Kosovës.

Siç bën të ditur zyra e Tahirit, ky takim është obligim i dalë nga Marrëveshja për Stabilizim  Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së, e cila në nenet 5 dhe 13-të, parasheh zotimin e shtetit të Kosovës që të vazhdojë në angazhimin për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimin efektiv me Misionin e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes derisa janë në fuqi. Këto angazhime përbëjnë parimet thelbësore të MSA-së në mes të Kosovës dhe BE-së.