Publikohet sondazhi, VV lë në hije PDK e LDK

Aktuale March 21, 2017 - 15:03

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media, ka prezantuar matjet e opinionit publik nëse do të mbaheshin zgjedhjet.

Sipas këtij sondazhi Lëvizja Vetvëndosje radhitet si subjekti politikë më i favorizuar nga qytetarët me 26% të votave. Sipas tyre VV lë pas partitë më të mëdha në vend siq janë PDK me 23%, LDK me 20%, AAK me 14 %, AKR me 5 %, Nisma 3% dhe Alternativa 2.9%.

“Trend rritës për me marr pjesë në zgjedhje. 47 për qind kanë thënë se do të votojnë, ndërsa 25 për qind kanë thënë se ndoshta do të votojnë. Pra, mbi 70 për qind e qytetarëve kanë interes për me marr pjesë në zgjedhje”, ka deklaruar Mollliqaj.

Sipas statistikave, 12 për qind e njerëzve nuk kanë treguar se për kënd kanë votuar, ndërsa 27 për qind të tjerë kanë thënë se nuk kanë votuar fare.

Molliqaj ka bërë të ditur se periudha e anketimit ka qenë nëntë ditore, nga 3 marsi deri më 12 mars

“Ky rezultat është i saktë 95 për qind, ndërsa janë angazhuar 25 anketues bashke me 4 ekipe mbikëqyrëse, për të siguruar cilësinë  e procesit të intervistimit”, ka thënë Molliqaj.

Ndër të tjera ai tha që votuesit e LDK’së më së shumti i kanë ardhur Vetëvendosjes./Zëri.Info