Hahn anulon takimin me Menduh Thaçin

Aktuale March 21, 2017 - 14:41

 

Takimi i paraparë i eurokomesarit Johannes Hahn me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi është anuluar. Nga PDSH konfirmojnë se takimi është anuluar me kërkesë të Hahn për shkak të agjendës së ngjeshur.

“Edhe pse takimi me Kryetarin e PDSH-se me Komisionarin Hahn ishte paraprakisht i konfirmuar, por për shkak te agjendës se Komisionarit, si dhe për shkak se PDSH nuk është pjesë e problemit nga ana e BE-se u kërkua që mundësisht takimi mos të zhvillohet këtë radhë!

Kryetari Thaçi me mirëkuptim pranoi kërkesën dhe dha mbështetje të plotë përpjekjeve të BE-së për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni!” – thuhet në sqarimin e PDSH-së, raporton ALsat-M.