Rashiq: Krijimi i asociacionit kusht për kthim në institucione

Aktuale March 21, 2017 - 11:52

Lista serbe nuk do t’i kthehet punës në institucionet e Republikës së Kosovës derisa në rend dite do të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë çështje po insiston ende deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.

Sipas tij, kthimi i tyre në institucionet e Republikës së Kosovës do të jetë atëherë kur të diskutohet për krijimin e Asociacionit e komunave serbe.

“Kur t’i bëjmë hapat konkrete në drejtim të krijimit të asociacionit”, ka thënë Rashiq lidhur me kthimin në institucionet e Kosovës.

Ndryshe, braktisja e institucioneve qendrore të Kosovës nga Lista serbe ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, pas miratimit të Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike nga Kuvendi i Kosovës.

Braktisja e Listës Serbe nga Institucionet e Kosovës, ka pamundësuar krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por edhe mos vullneti i tyre për ta votuar. Në këtë mënyre presidenti Thaçi ka marrë iniciativën për të krijuar Ushtrinë e Kosovës duke anashkaluar kushtetutën e Kosovës. /Insajderi