Manjani: Nëse Rama nuk dorëhiqet, atëherë do hiqet

Aktuale March 21, 2017 - 11:54

 

Ish-ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ylli Manjani reagoi për deklaratën më të fundit të kryeministrit, Edi Rama, për zhvillimin e zgjedhjeve në datën e parashikuar, me ose pa Lulzim Bashën.

Sipas Manjanit kryeministri shqiptar duhet të paguajë një çmim për arrogancën e tij. Ai shprehet se kreu i Qeverisë ose dorëhiqet ose thjesht do hiqet.

“Kryeministri ose dorëhiqet, ose thjesht do hiqet! Ky është çmimi i arrogancës që duhet të paguajë! Kështu shpëtojnë zgjedhjet dhe drejtësia!”, shkruan Manjani.