Ruairi O’Connell: Është shqetësim kosovarët ju besojnë më se paku partive

Aktuale March 21, 2017 - 10:20

Ruairi O’Connell, Ambasador i  Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës thotë së është shqetësim i madh që kosovarët ju besojnë më së paku subjekteve politike

Këtë deklaratë ambasadori O’Connell e ka dhënë në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Westminster për Demokraci në Kosovë”.

"Është shqetësim i madh që njerëzit në Kosovë ju besojnë më se paku partive politike. Po ashtu është shumë keq që personat e akuzuar për krime vazhdojnë të qëndrojnë nëpër parti politike”, ka thënë ambasadori, ku i pranishëm në këtë konferencë është edhe kreu i shtetit Hashim Thaçi dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve të Kosovës.