Limaj: Thaçi me ushtrinë po bën propagandë

Aktuale March 20, 2017 - 20:50

kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj iniciativën e Thaçit për formimin e Ushtrisë, e sheh si veprim për ta përmirësuar imazhin e tij si president.

Kjo sipas tij, pasi Thaçi i ka parë gabimet që ka bërë me demarkacionin, Gjykatën Speciale dhe asociacionin.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook" ai ka thënë se, të gjitha daljet publike të Thaçit, e kanë si synim mashtrimin.

“Kjo ka vetëm një përgjigje, ky njeri tashmë po e sheh se ka shkuar shumë larg me gabimet dhe dëmet që ia ka sjell Kosovës, si p.sh: Demarkacioni, Gjykata Speciale, Zajednica dhe tashmë e ka parë se këto dëme nuk mund ti fshehë më dhe si rezultat i këtyre ka humbur dhe po e humb me shpejtësi mbështetjën në popull. Njerëzit po ia kthejnë shpinën, prandaj iniciativa për Ushtrinë është ide e kompanisë së P.R-it të tij, që sa do pak të tentojnë me ia përmirësu imazhin që ju ka rrënuar”, ka shkruar Limaj.

Lexo postimin e plotë nga Fatmir Limaj:

Së paku që pesë vite ka qenë e mundur që FSK-ja të transformohet në ushtri në këtë mënyrë siq është propozuar tani.

Pse nuk e ka bërë këtë ish-kryeministri kur ka qenë në detyrën e tij, asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur ky ka qenë kryeminister, edhe tani të njëjtat pengesa janë.

Atëherë pse gjithë këtë zhurmë dhe propagandë, e lloj lloj argumente që sot po i bën ish-kryeministri, pse nuk i bënte këto kur e kishte për detyrë?
Kjo ka vetëm një përgjigje, ky njeri tashmë po e sheh se ka shkuar shumë larg me gabimet dhe dëmet që ia ka sjell Kosovës, si p.sh: Demarkacioni, Gjykata Speciale, Zajednica dhe tashmë e ka parë se këto dëme nuk mund ti fshehë më dhe si rezultat i këtyre ka humbur dhe po e humb me shpejtësi mbështetjën në popull.

Njerëzit po ia kthejnë shpinën, prandaj iniciativa për Ushtrinë është ide e kompanisë së P.R-it të tij, që sa do pak të tentojnë me ia përmirësu imazhin që ju ka rrënuar.

Thënë thjesht, me një fjalë, daljet e tij publike gjithkund dhe gjithkah e kanë veç një qëllim: MASHTRIMIN !