Zaev: VMRO-DPMNE duhet të shkojë në opozitë

Aktuale March 20, 2017 - 20:46

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se VMRO-DPMNE duhet të shkojë në opozitë

“Nuk mundet për ne të jetë e pranueshme një njeri i cili ka qenë bartës i regjimit dhe që shkaktoi krizën, i cili përgjonte dhjetëra mijëra qytetarë, burgoste gazetarë, opozitarë dhe njerëz tjerë të pafajshëm, i dyshuar për kriminalitet financiar, në Maqedoni të jetë zgjidhje për krizën. Ai duhet të jetë i gatshëm të kalojë në opozitë. Pas vetes kemi 67 deputetë, ku qëndrojnë prapa 700 mijë vota. Tani pason vetëm dorëzim demokratik i pushtetit dhe asgjë tjetër”, ka thënë sot lideri socialdemokrat Zoran Zaev në intervistën për Al Jazeera.

“Vetëm programi i qeverisë së re është zgjidhje. Mbetemi në institucione, duhet të formohet qeveri e re dhe VMRO-DPMNE duhet të shkojë në opozitë…”, ka thënë Zaev.